Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur tronditjen e saj të thellë pasi ish-shefi i policisë italiane u gjet sot i vdekur në rezidencën e tij verore në Toskana.
Gianni De Gennaro (78), i cili nga viti 2000-2007 ishte kreu i policisë italiane, ishte nën hetim për fshehje të dyshuar të fakteve në hetimin e një sulmi me bombë të lidhur me krimin e organizuar në Sicili.
"Jam thellësisht e tronditur nga vdekja tragjike e De Gennaro", deklaroi Meloni në njoftim.
De Gennaro është thirrur për të dëshmuar muajin e ardhshëm si pjesë e hetimit për shpërthimin e vitit 1992 në Palermo të Sicilisë, i cili vrau gjyqtarin e lartë Paolo Borselino dhe pesë oficerë policie.
Ai i hodhi poshtë me vendosmëri akuzat se kishte marrë pjesë në pengimin e hetimeve të mëvonshme për atë sulm.
Zyra e Prokurorit të Qarkut nisi një hetim për rrethanat e vdekjes së De Gennaro, por autoritetet kompetente po e trajtojnë rastin si vetëvrasje. Priten rezultatet e autopsisë.