Cila pjesë e Evropës është më dyshuese për vaksinën anti-COVID?

Evropë

Cila pjesë e Evropës është më dyshuese për vaksinën anti-COVID?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Evropa mund ta ndjekë shembullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe ta miratojë një vaksinë kundër COVID-19 në javët e ardhshme. Ekspertët thonë se deri 70% e popullsisë duhet të vaksinohet në mënyrë që koronavirusi të vendoset nën kontroll.

Por, sa besim kanë evropianë te vaksina dhe a do të jenë të gatshëm të vaksinohen kur të kenë  një vaksinë në dispozicion?

Sondazhe të shumta tregojnë se evropianët janë ndër më skeptikët. Një sondazh i fundit me më shumë se 13,400 njerëz në 19 vende zbuloi se njerëzit në Poloni, për shembull, dhanë përgjigjet më negative nëse do ta merrnin ose jo vaksinën.

Suedia, Gjermania dhe Spanja gjithashtu treguan më shumë skepticizëm se vendet e tjera të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Rezultatet e sondazheve janë kryesisht në përputhje me një sondazh global të vitit 2019 nga organizata jofitimprurëse Welcome dhe Projekti i Besimit të Vaksinave i cili zbuloi se vendet evropiane kanë më pak të ngjarë të kenë besim te vaksinat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë renditi hezitimin e marrjes së vaksinave si një nga kërcënimet kryesore për shëndetin global në 2019, duke shpjeguar se disa vende që ishin në rrugën e duhur për të eleminuar fruthin kanë parë një ringjallje.

Sondazhi i WEF-Ipsos tregon se besimi po zbehet mes popullatave mbi vaksinën COVID-19, për shembull.

“Nëse në valën e parë italianët kanë vendosur shumë besim tek ekspertët, qeveria, institucionet, mbrojtja civile, në valën e dytë niveli i besimit është ka rënë”, u shpreh Andrea Rubin.

Franca është gjithashtu një nga vendet më skeptike, me vetëm 59% që deklaron se nëse do të ketë një vaksinë për COVID-19 e cila provohet se është e sigurt dhe efektive, do ta marrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat