Rusia regjistron rekord të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga COVID- 19

Evropë

Rusia regjistron rekord të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga COVID- 19

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Rusia ka raportuar 29,935 raste të reja të koronavirusit dhe 635 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të botuara nga grupi i punës koronavirus i vendit të enjten, raporton Cnn.

Kjo është rritja më e lartë ditore në vend që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Që nga 24 dhjetori, Rusia ka raportuar gjithsej 2,963,688 raste me të paktën 53,096 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat