Dyshohet se vetë-lëndoi veten me armë zjarri, ndërron jetë në spital të Gjakovës

Kronikë

Dyshohet se vetë-lëndoi veten me armë zjarri, ndërron jetë në spital të Gjakovës

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një person është dërguar në QKUK pasi që dyshohet se është vetë-lënduar me armë zjarri, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 në Gjakovë, dhe rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se është vetë-lënduar me armë zjarri. Si pasoj e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat