Babai i Boris Johnson aplikon për pasaportë franceze: Do të jem gjithmonë evropian

Evropë

Babai i Boris Johnson aplikon për pasaportë franceze: Do të jem gjithmonë evropian

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Babai i kryeministrit britanik Boris Johnson

Babai i kryeministrit britanik Boris Johnson ka aplikuar së fundmi për një pasaportë franceze. Kjo me qëllimin që t’i mbajë lidhjet e tij me Bashkimin Evropian pas Brexit.

Stanley Johnson, ish-anëtar i Parlamentit Evropian, i cili votoi “për të qëndruar” në referendumin e Britanisë në 2016, i tha radios RTL se ai donte të bëhej qytetar francez për shkak të lidhjeve të forta familjare me Francën.

“Nëse e kuptoj si duhet, unë jam francez. Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte krejtësisht franceze ashtu si edhe gjyshi i saj. Pra, për mua ka të bëjë me rikuperimin e asaj që kam tashmë. Dhe kjo më bën shumë të lumtur,” tha 80-vjeçari Johnson, i cili po fliste në frëngjisht.

“Unë gjithmonë do të jem një evropian, kjo është e sigurt. Askush nuk mund t’i thotë popullit britanik: ju nuk jeni evropianë. Të kesh një lidhje me Bashkimin Evropian është e rëndësishme,”shtoi ai. Djali i tij Boris ishte fytyra publike e fushatës “Leave” në referendumin e 2016 dhe thotë se Britania mund të “përparojë fuqishëm” si një komb plotësisht sovran jashtë asaj që ai e sheh si një BE tepër burokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat