Autoritetet zvicerane akuzohen për zvarritje të vaksinave Covid-19

Evropë

Autoritetet zvicerane akuzohen për zvarritje të vaksinave Covid-19

Më: 3 janar 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Zvicra është kritikuar për strategjinë e saj “hezituese” të blerjes së vaksinave dhe përhapjen e ngadaltë të vaksinave.

“Zvicra ka luajtur shumë taktikisht dhe ka porositur vetëm nga prodhuesit potencialë një pjesë të vaksinës që i nevojitet në të vërtetë”, deklaroi ish-zv. drejtori i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), Andreas Faller në gazetën SonntagsZeitung më 3 janar.

“Zvicra duhet të kishte marrë një rrezik të caktuar duke porositur një sasi të mjaftueshme nga secili prodhues për të gjithë popullsinë. Njerëzit po vdesin, ekonomia është dëmtuar, çdo minutë është i çmuar. E pakuptueshme që FOPH ishte kaq hezitues në blerjen e vaksinës”, shtoi ai tutje.

Qëllimi i qeverisë Zvicerane është të vaksinojë gjashtë milion njerëz deri në verë, që do të thotë deri në 70,000 vaksina në ditë. Zvicra ka rezervuar 15.8 milion doza vaksinash nga tre prodhues të ndryshëm. Deri më tani ajo ka marrë një grumbull fillestar prej 107,000 vaksinash Covid-19; 250,000 të tjerë do të pasojnë në janar. Vaksinimet e para filluan më 23 dhjetor.

Rudolf Minsch, kryekonomist në grupin me ndikim të lobit të biznesit ÉconomieSuisse, gjithashtu dënoi përhapjen e ngadaltë të vaksinave dhe ndikimin e saj të mundshëm në ekonomi.

“Zvicra ka sistemin e dytë më të shtrenjtë të kujdesit shëndetësor në botë. Nëse nuk arrijmë të vaksinojmë popullatën deri në verë, nuk e kuptoj aspak”, tha ai për gazetën NZZ am Sonnta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat