Fillon gjyqi më i madh në dekada ndaj mafisë italiane

Evropë

Fillon gjyqi më i madh në dekada ndaj mafisë italiane

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:17
Foto

Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm italian do të përballen me drejtësinë në gjyqin më të madh për krimin e organizuar në Itali në dekada.

355 mafiozët e dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar u akuzuan pas një hetimi të gjatë të grupit Ndrangheta.

Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të japin dëshmi dhe aktakuza përfshin vrasje, trafikim të drogës, zhvatje dhe pastrim parash.

Gjyqi filloi të mërkurën dhe pritet të zgjasë më shumë se dy vjet.

Ai po zhvillohet në një ndërtesë të modifikuar në rajonin jugor të Kalabrisë, e cila është në zemër të territorit të grupit Ndrangheta, shkruan BBC.

Ndërtesa, dikur një qendër thirrjesh në qytetin e Lamezia Terme, është shndërruar në një sallë gjykate të fortifikuar për të krijuar hapësirë për qindra njerëz që ka të ngjarë të ndjekin proceset gjyqqësore.

Asnjë gjyq mafioz nuk është mbajtur në Itali në një shkallë të tillë që nga vitet e 1980-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat