Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në prill

Evropë

Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në prill

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:57
Roberto Speranza

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, duket se në Itali gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë deri në prill të 2021. Mediat vendase bëjnë me dije se ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka bërë me me dije se për të rihapur muzetë në zonat e vendit më pak të prekura nga epidemia e COVID-19, por gjithashtu dhe të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill.

“Muzetë, vende simbolike të kulturës së vendit do të rihapen në zonat e verdha”, deklaroi ministri para deputetëve duke ilustruar masat e reja të luftës kundër epidemisë së COVID-19 që ka shkaktuar rreth 80 000 të vdekur në Itali.

Ndërkohë pritet që masat e reja që janë marrë këtë të mërkurë të futen në fuqi më 16 janar.

Ndërkohë në Itali, 20 rajone janë të ndara në tre tipe zonash, të verdha, portokalli dhe të kuqe, në funksion të gravitetit të situatës epidemiologjike lokale dhe çdo javë situata është rishikuar nga një komitet shkencor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat