Mbi 150 mijë punonjës shëndetësorë vaksinohen kundër COVID-19 në Stamboll

Evropë

Mbi 150 mijë punonjës shëndetësorë vaksinohen kundër COVID-19 në Stamboll

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Më shumë se 150 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër në qytetin metropolitan të Stambollit në Turqi, bëri të ditur sot prefekti Ali Yerlikaya.

Yerlikaya në Twitter tha se: “150.186 e punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor deri më tani janë vaksinuar. 3.703 mysafirët, së bashku me 2.272 anëtarë të personelit tanë, në qendrat e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara dhe shtëpitë e pleqve janë vaksinuar”.

Grupi i parë me 3 milionë doza të vaksinës së zhvilluar nga Sinovac i Kinës mbërriti në Turqi më 30 dhjetor.

Përveç punonjësve të kujdesit shëndetësor, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe disa zyrtarë të lartë u vaksinuan gjithashtu për të inkurajuar publikun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat