Kompania gjermane u ofron punëtorëve 200 dollarë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Evropë

Kompania gjermane u ofron punëtorëve 200 dollarë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Më: 21 janar 2021 Në ora: 08:58
Lidl

Zinxhiri gjerman i supermarketeve, Lidl njoftoi sot se iu ka ofruar një “pagë” shtesë prej 200 dollarësh të gjithë punonjësve në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19.

Lidl vendosi ta ndërmarrë atë hap ndërsa vaksinat u bënë të disponueshme në një numër në rritje të shteteve të SHBA-së.

Njoftimi i Lidl pasoi lëvizje të ngjashme nga konkurrentët në tregun e shitjes me pakicë të SHBA-së, si Aldi dhe Dollar General, si dhe kompania e shpërndarjes së ushqimeve, Instakart.

Shuma e stimujve të Lidl për të pranuar vaksinimin është ndër më të mëdhatë që një kompani u ka ofruar punëtorëve në SHBA.

Kompania deklaroi se ka një interes të madh midis punonjësve të tyre për vaksinim, duke iu referuar një studimi të brendshëm në të cilin pothuajse tetë në 10 punëtorë thanë se planifikojnë të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidl shet produktet e saj në më shumë se 125 dyqane në nëntë shtete të SHBA-së dhe në Bregun Lindor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat