Largohet balena monstruoze që vdiq në portin e Sorrento në Itali

Evropë

Largohet balena monstruoze që vdiq në portin e Sorrento në Itali

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:01
Foto

Trupi i një balene gjigande është mundur të largohej sot nga porti i Sorrento pranë Napolit, në jug të Italisë duke u tërhqur nga dy barka.

Bregdeti i Sorrento dhe i jugut të Italisë njihet për kalimet e ngushta me bare dhe plazhe piktoreske, por sot ai po merrte vëmendje për diçka krejt tjetër; Operacionin e tërheqjes së gjitarit cetacean të detit ne Gjirin e Napolit.

Roja bregdetare tha se tanimë do të hetohet për shkaqet e vdekjes së balenës së stërmadhe, e cila e bënte portin e qytetit të dukej diçka e vogël në krahasim me të.

Balena 70 toneshe e identifikuar më 17 janar, duket se është nga ekzemplarët më të mëdhenj të parë në detin Mesdhe. Operacioni i largimit të saj u realizua me dy barka tërheqëse të Rojës bregdetare të drejtuara nga drejtoria detare e Napolit.

Tashmë që balena e vdekur ka mbërritur atje, ekzaminimiet për shkaqet e vdekjes do të zhvillohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat