Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 15 të vdekur dhe 9 të lënduar

Evropë

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 15 të vdekur dhe 9 të lënduar

Më: 22 janar 2021 Në ora: 06:53
Ukrainë

Një tragjedi ka ndodhur në Ukrainë. Një shtëpi të moshuarish është përfshirë nga flakët dhe i ka marrë jetën 15 personave, ndërkohë që 9 të tjerë janë lënduar.

Sipas autoriteteve, bëhet me dije se tragjedia ka ndodhur në qytetin Kharkiv në lindje të vendit. Shërbimi i Urgjencës së Shtetit ka njoftuar se zjarri ka rënë në katin e dytë të ndërtesës.

Gjithsej në godinë ishin 33 persona dhe tashmë të gjithë ata që nuk kanë pësuar dëmtime janë evakuuar. Po ashtu sipas të dhënave mësohet se në të gjithë godinë kishte tym dhe operacioni për evakuimin e të moshuarve dhe stafit ishte i vështirë.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, i kërkoi ministrit të Brendshëm që të niste një hetim dhe të zbuloheshin shkaqet e zjarrit.

Nga ana tjetër prokuroria ka nisur hetimet, por ende nuk dihet shkaku i nisjes së flakëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat