Alarmi 1 vit pas pandemisë, Britania: 10 milionë banorë vuajnë nga problemet mendore

Evropë

Alarmi 1 vit pas pandemisë, Britania: 10 milionë banorë vuajnë nga problemet mendore

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një vit pas pandemisë, shëndeti mendor përbën rrezik të madh për popullatën. Britania e Madhe ka publikuar shifra alarmante të fenomenit që është ndikuar më së shumti nga izolimi dhe pasiguria ekonomike. Mbi 10 mln banorë kanë konfirmuar shqetësime psikologjike.

Qendra për Shëndetin Mendor në Britaninë e Madhe ka ngritur shqetësimin se masat e izolimit, shtimi i numrit të viktimave dhe goditja ekonomike kanë ndikuar ndjeshëm tek gjendja psikologjike e popullatës në këtë periudhë pandemie. Një nga ekspertët britanikë, Andy Bell shprehet se problem po akumulohet çdo ditë e më shumë.

“Në këtë fazë po shohim se sa herë ka një valë të re virusi, sa herë vendosen kufizime të reja, shtohen nevojat e popullatës për kujdesin mendor. Kur ulen ritmet e infeksioneve të reja nuk ka zbutje të ndikimit mbi shëndetin mendor, problemi vetëm akumulohet”

Sipas të dhënave, pandemia e koronavirusit ka goditur gjithë shoqërinë, por ka qenë shumë më e rëndë për disa grupime:

“Askush nuk është i paprekshëm. Të gjithë ndjejnë efekte psikologjike. Kjo është një traumë kolektive. Por, pa diskutim, një numër njerëzish e ndjejnë më shumë, sidomos ata që kanë të ardhura të ulëta që janë më të rrezikuar ekonomikisht nga efektet e pandemisë.,” shton Bell.

Rreth 10 milionë vetë në Britani kanë nevojë për ndihmë me shëndetin mendor, sipas Qendrës për shendetin Mendor, dhe kjo vlerësohet një përqindje e lartë lrahsur me popullsinë britanike rreth 60 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat