Turqia dhe Serbia, pro vaksinës ruse: Mund të prodhohet në Beograd

Evropë

Turqia dhe Serbia, pro vaksinës ruse: Mund të prodhohet në Beograd

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Fondi rus i pasurisë sovrane RDIF njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë që vaksina Sputnik të prodhohet në këtë vend.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax thotë se RDIF e ka nisur tashmë transferimin e teknologjisë së prodhimit në Turqi. Ajo ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje për të prodhuar Sputnik V në Korenë e Jugut, Kinë, Indi, Brazil, Bjellorusi dhe Kazakistan. Me Serbinë gjithashtu kanë filluar bisedime të ngjashme, e pohuar kjo nga zyrtarë të qeverisë serbe.

Kompania farmaceutike ruse Generium, prodhuesi i vaksinës, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të transferuar teknologjinë dhe për të ndihmuar trajnimin e personelit për prodhimin e vaksinës në Serbi.

“Pala ruse iu përgjigj menjëherë iu përgjigj kërkesës sonë për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Serbi, dhe nga nivelet më të lartë të qeverisjes në Moske u urdhërua gjetja e një mënyre që prodhimi i Sputnikut në Serbi të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi ministri pa portofol i ngarkuar me inovacionin, Nenad Popoviç, gjatë një vizite në fabrikën e prodhimit të Generium në Rusi. Sputnik V mund të prodhohet nga instituti shtetëror i vaksinave Torlak në Beograd. Më parë këtë muaj, qeveria serbe pranoi shpërndarjen e një numri doazh të Sputnik V, që I siguron vaksinimin e 1 milion njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat