Aleati i Navalnyt bën thirrje për protesta të reja më 31 janar në Rusi

Evropë

Aleati i Navalnyt bën thirrje për protesta të reja më 31 janar në Rusi

Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:01
Rusi

Një aleat i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, të hënën ka bërë thirrje për protesta të reja në Rusi më 31 janar për të kërkuar lirimin e Navalnyt.

Navalny është burgosur për 30 ditë për shkelje të lirimit me kusht, shkruan Reuters.

Leonid Volkov ka lëshuar thirrjen në aplikacionin e mesazheve “Telegram” dhe ka thënë se detaje të tjera do t’i bëjë të ditura më vonë.

Policia ruse ka burgosur mbi 3,000 persona dhe ka përdorur forcë për të shpërndarë turmat përreth Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat