​Austria planifikon ashpërsim të regjimit të hyrjes në vend për shkak të koronavirusit të ri

Evropë

​Austria planifikon ashpërsim të regjimit të hyrjes në vend për shkak të koronavirusit të ri

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Austria synon të forcojë më tej regjimin e hyrjes për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të koronavirusit.

Rregullorja e re, drafti i së cilës u dërgua për shqyrtim në provinca dhe partnerë socialë dhe e cila duhet të përfundojë javën e ardhshme, sipas agjencisë APA, parashikon futjen e një testi të detyrueshëm për virusin korona kur hyn në vend dhe për punëtorët ndërkufitarë.

Punonjësit ndërkufitar do të duhet të kenë një certifikatë mjeku ose një rezultat negativ të testit - PCR ose antigjenik - jo më të vjetër se 72 orë kur kalojnë kufirin.

Nëse nuk kanë një test, do të duhet të shkojnë në një karantinë dhjetë ditore, të cilën mund ta përfundojnë nëse testohen në Austri.

Sipas regjimit aktual të hyrjes në Austri, të gjithë ata që duan të kalojnë kufirin duhet të plotësojnë një formë elektronike, e cila i detyron ata për një karantinë dhjetë ditore, e cila mund të përfundojë vetëm pas pesë ditësh izolimi me një test negativ.

Punëtorët ndërkufitarë, njerëzit që udhëtojnë për arsye biznesi, trafiku i mallrave, njerëzit që vijnë për kurim, por edhe ata që janë të detyruar të udhëtojnë në Austri për arsye urgjente, u përjashtuan nga karantina e detyrueshme.

Ndërsa të gjithë ata që përjashtoheshin nga karantina deri më tani duhej të kishin një test negativ për të hyrë në vend, kjo nuk vlente për punëtorët ndërkufitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat