Momenti i frikshëm kur anija çahet më dysh

Evropë

Momenti i frikshëm kur anija çahet më dysh

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:59
Anija, e quajtur Arvin, u nda në dy pjesë dhe u mbyt në brigjet e detit të Zi në Turqi ndërkohë që ishte rrugës për Bullgari

Kamerat kanë filmuar momentin kur një anije mallrash ndahet më dysh gjatë një stuhie duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit.

Anija, e quajtur Arvin, u nda në dy pjesë dhe u mbyt në brigjet e detit të Zi në Turqi ndërkohë që ishte rrugës për Bullgari.

Mësohet se 6 pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga forcat e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që janë tërhequr trupat e tre viktimave.

Në video dallohet se si ndahet anija pas përplasjes me dallgët e mëdha. Në panik pjesëtarë të stafit lajmëruan emergjencat. Më pas ndërhyri një frigatë e marinës turke.

Ata i gjetën anëtarët e ekuipazhit në varka shpëtimi. Sipas Al Jazeera-s, anija po mundohej që të ankorohej në një port për shkak të motit të keq.

Por për shkak të dallgëve të forta gjithçka shkoi keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat