Sulm me thikë në metron e Brukselit, disa të lënduar

Evropë

Sulm me thikë në metron e Brukselit, disa të lënduar

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Foto

Disa njerëz u plagosën në një sulm me thikë në një stacion metro në Bruksel.

Sulmi ndodhi rreth orës 3 pasdite me kohën lokale gjersa policia ka arrestuar sulmuesin.

Sipas një dëshmitari, shënjestra e sulmit ishin gratë. Një dëshmitar tjetër tha se të paktën një grua u godit me thikë në qafë.

Sipas disa akuzave, burri fillimisht sulmoi udhëtarët në tren me thikë dhe më pas zbriti gjersa filloi të sulmonte njerëzit e tjerë.

Ndryshe, policia konfirmoi incidentin dhe se ka nisur hetimet rreth ngjarjes në kryeqytetin e Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat