Askush nuk duhet të ketë ndjenjën se lejohet alternativë ndaj Putinit

Evropë

Askush nuk duhet të ketë ndjenjën se lejohet alternativë ndaj Putinit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:17
Vladimir Putin

Dyzina njerëz qëndrojnë pranë një muri me duart e ngritura. Burra dhe gra me kapele dhe doreza, të pajisur enkas për dimrin që mbretëron në Moskë. Është vonë të martën në mbrëmje në kryeqytetin rus, rreth tre orë pasi Gjykata e Qytetit të Moskës vendosi për çështjen Navalny. Opozitari sapo është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.

Kjo i detyroi mbështetësit e tij dhe kritikët e tjerë të Kremlinit në rrugë, duke përfshirë edhe në Dmitrovsky Alley jo shumë larg Teatrit Bolshoi. Haptas shihet frika në fytyrat e demonstruesve. Oficerët e policisë nga njësia speciale OMON me helmeta dhe shkopinj të zezë i kanë rrethuar demonstruesit. Atëherë njësia OMON fillonë misionin e tyre. Goditjet u zbutën në trupat e protestuesve, gratë bërtasin, shkëndiat e blicit të fotografëve paraqesin skenën në dritë të ftohtë për qindat e sekondës.

Pas kthimit të Alexei Navalny në Rusi, shteti rus nisi një fushatë të egër kundër disidentëve. Nuk janë vetëm demonstruesit ata që shfryjnë pakënaqësinë e tyre kundër Putinit në rrugë. Shteti rus po përdor gjithashtu dhunë dhe arrestime ndaj gazetarëve aktivistëve të njohur dhe politikanëve lokalë të opozitës, që janë në shënjestër të pushtetit. Fushata e shtypjes shtrihet deri në sistemin arsimor të vendit. Llogaritja e Kremlinit është e thjeshtë: mbingarkoni të pakënaqurit me një taktikë deri në tronditje dhe dënojini ata deri në pasivitet.

Situata për Kremlinin është e rëndë

Para zgjedhjeve të Dumës në vjeshtë të këtij viti, Kremlini dëshiron të sigurojë paqen në arenën politike të Rusisë, të cilën e kontrollon kryesisht. Sipas sondazheve nga instituti i pavarur Levada, partia e Kremlinit "Rusia e Bashkuar" ka ngecur në 28-30 përqind për vite me radhë, por Putinit i duhet të vazhdojë të sigurojë kontrollin mbi Dumën, po ashtu edhe në të ardhmen.

Askush nuk duhet të ketë ndjenjën se ka alternativë tjetër ndaj sistemit të Putinit. Nuk duhet lejuar që anëtarët e pavarur të opozitës - mund të marrin vërtet mbështetje nga popullata në të gjithë vendin dhe të kenë shanse serioze për sukses elektoral. Situata për Kremlinin në këtë rast nuk duket e rëndë, por serioze.

Alexej Navalny është bërë gjithnjë e më i njohur për vite me rradhë. Sipas sondazheve, të cilat duhet të trajtohen me kujdes në Rusinë autoritare, ai tani është i njohur për tre të katërtat e rusëve, rreth 20 përqind e tyre mbështesin punën e tij politike. Në të kundërt, popullariteti ndaj Putinit midis rusëve nën 40 vjeç po bie me shpejtësi, pavarësisht propagandës së pandërprerë për presidentin në të gjitha kanalet televizive dhe mediat shtetërore.

Në rastin e atyre grup moshave nën 25 vjeç, popullariteti i tij ka rënë me 30 pikë përqindje, në 51 përqind në tre vitet e fundit, dhe në rastin e atyre të moshës 25 deri 39 nga 24 pikë përqindje në 57 përqind. Në një sistem autoritar që legjitimon veten me zgjedhje të rreme demokratike, këto janë vlera shqetësuese të ulta. Pra janë pikërisht këto dy grupe të popullsisë që Putini dëshiron ti dëbojë nga protestat, me metodat më brutale.

Brenda vendit, megjithatë, veprimet e Kremlinit nuk janë pa rreziqe, pasi ato mund të nxisin rusët e pakënaqur në protesta të mëtejshme. Me fushatën e tij, Kremlini po dërgon gjithashtu një sinjal të qartë për sa i përket politikës së jashtme: Moska po i tregon Perëndimit se po bën atë që do, me njerëzit e saj.

Askush në Kremlin nuk ka frikë nga sanksionet; ata përqeshin pavendosmërinë e Bashkimit Evropian në politikën e jashtme. Kjo dëshmohet jo më pak nga dëbimi demonstrativ i tre diplomatëve evropianë, ndërsa përfaqësuesi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell ishte për vizitë në Moskë të Premten. Një fyerje e llogaritur mirë nga Moska.

Radikalizimi i protestave kërcënon

Kremlini dhe llogaritë e tyre, shërbimet që kanë monopolin e dhunës, duket se janë të afta të balancojnë vijën e hollë midis rrezikut të radikalizimit të protestës dhe kërcënimit efektiv. Dhe ata mbështeten në dukshmërinë maksimale. Agjencia shtetërore e lajmeve RIA tregoi skenat nga Dmitrovsky Alley.

Ato janë ekzagjerimi i trishtueshëm i metodës që Kremlini ka përdorur kundër kritikëve të tij për tre javë. Në mbarë vendin, më shumë se 11,000 njerëz u arrestuan gjatë protestave për lirimin e Alexei Navalny; vetëm në Moskë, një mijë njerëz janë nën arrest. Më shumë se 80 gazetarë u arrestuan gjatë protestave, disa prej tyre qëndrojnë në paraburgim. Prokurori publik ka hapur 50 çështje kundër demonstruesve dhe aktivistëve.

Për shkak të shkeljeve të pretenduara të rregullave të koronës gjatë demonstratave, disa nga bashkëluftëtarët e Alexej Navalny u vendosën në arrest shtëpiak, duke përfshirë zëdhënësen e tij të shtypit Kira Jarmysch dhe avokatin Lyubow Sobol, i cili dëshiron të kandidojë për lëvizjen e Navalny në zgjedhjet e Dumës. Edhe Alena Kietaewa, raportoi për torturat pas arrestimit. Një qese plastike iu tërhoq mbi kokë. Pastaj ajo u rrah nga policët derisa e detyruan tua jepte kodin për smartphone-in e saj.

Ndërkohë, media shtetërore raportojnë dhe i minimizojnë veprimet e protestës ose nuk raportohet realisht mbi veprimet e pretenduara të dhunës ndaj demonstruesve. Raportet në lidhje me trajtimin kinse miqësor të policisë me demonstruesit duken çuditërisht. Luftëtarët nga milicia shtetërore Rosgwardija, besnikë ndaj Putinit, shpërndanë çaj të nxehtë nga kuzhina në fushë dhe biskota për protestuesit (propagandë e kulluar ).

Kampanjë e zgjuar

Mesazhe të tilla synojnë audiencën e vjetëruar, miqësore të Putinit në televizione. Brezat e rinj shohin sot pamje të tjera dhe po ashtu të ndryshme. Imazhe të tmerrshme po përhapen në mediat sociale: dhjetra njerëz në qelitë e dizajnuara për tetë persona, pa dyshekë, por me një tualet të ulur. Taktikat tronditëse të Kremlinit nxisin zemërimin pa dashje.

Nëse nuk doni të përfundoni në një qeli të mbipopulluar, më mirë të qëndroni në shtëpi. Arrestimet e figurave të shquara në skenën e protestës shumëfishojnë këtë mesazh - ndërsa zëdhënësi për shtyp i Vladimir Putinit Dmitri Peskov fajëson vetë të burgosurit për rrethanat. Është një fushatë e zgjuar që ndërthur dhunën fizike, me shtypjen ligjore dhe inskenimin e aftë mediatik.

Sergei Smirnov, u dënua kohët e fundit me 25 ditë burg në Moskë. Kryeredaktori i "Mediazona", një medium i pavarur që raporton për tejkalimet e ndërhyrjes në sistemin policor dhe penal të Rusisë. Tani ai ka fituar përvojë me vetë gjyqësorin rus. Një raport nga Smirnow i shërbeu pushtetit shtetëror si pretekst, për ta bërë mediumin më të rëndësishëm të orës për drejtësi. Smirnov kishte shpërndarë një fotografi që tregonte, ndër të tjera, ditën dhe kohën e demonstratës së solidaritetit për Alexei Navalny. Autoritetet e morën atë si një thirrje për një tubim të paligjshëm.

Sulmi ndaj shkollave

Përveç kësaj, të rinjtë rusë po shqetësojnë gjithnjë e më shumë Kremlinin. Ata përbëjnë thelbin e protestës, e cila e bën Navalny një joshës të rinisë. Sipas një sondazhi në Moskë, megjithatë, shumica e demonstruesve janë dukshëm më të vjetër, me një moshë mesatare 31 vjeç. Por kjo është arsye e mjaftueshme që Kremlini të synojë sistemin arsimor rus. Studentët udhëzohen të mos marrin pjesë në demonstrata. Ata kërcënohen me çregjistrim të detyruar nëse marrin pjesë në demonstrata. Në disa vende, të tilla si në Universitetin Shtetëror të Astrakhanit në Detin Kaspik, ata në të vërtetë po çregjistrohen.

Mësuesit që kanë pikëpamje opozitare gjithnjë e më shumë po përjashtohen nga sistemi arsimor. Alexander Ryabchuk, një mësues 31-vjeçar i historisë nga Rostov-on-Don, u detyrua të jepte dorëheqjen vetëm pasi mori pjesë në demonstratën pro Navalny. Ai u dënua më në fund me pesë ditë arrest të Premten. Në një intervistë me WELT AM SONNTAG para arrestimit të tij, Ryabchuk tha se kishte frikë se mos ndiqej penalisht. "Kam frikë se do të shkoj në burg", tha Ryabchuk, i cili ishte emërua "Mësuesi i Vitit" në vendlindjen e tij.

"Unë gjithmonë u sigurova që të isha politikisht neutral në shkollë", tha Ryabchuk për WELT AM SONNTAG. Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Sekuenca kauzale midis lirimit dhe arrestimit gjithashtu mund të duket e ndryshme, siç tregon çështja Anna Vellikok. Universiteti i njohur elitar i Moskës Shkolla e Lartë e Ekonomisë kohët e fundit përfundoi kontratën me pedagogun ligjërues. Shkencëtari politik Vellikok u arrestua për 14 ditë për paraqitjen në një video nga Alexei Navalny. Universiteti tha se nuk mund të ofronte seminarin që ishte planifikuar, prandaj kontrata po i ndërpritej. Kjo taktikë me shumë shtresa kërcënimi duket se po funksionon: të enjten, kolegët e Navalny njoftuan se nuk do të organizonin më demonstrata për momentin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat