Do të qethesh? Atëherë bën mirë që me vete të kesh testin negativ të Covid-19

Evropë

Do të qethesh? Atëherë bën mirë që me vete të kesh testin negativ të Covid-19

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:03
Austri

Në Austri qendrat estetike janë hapur pas më shuëm se gjashtë javë mbyllje.

Por, rregullat për të shkuar te berberi janë mjaft kufizuese,  kërkohet një test negativ për  Covid-19.

Pavarësisht nga numri i madh i të infektuarve, shteti austriak ka lejuar që shkollat dhe disa dyqane të rihapen duke pasur parasysh se humbja ekonomike dhe sociale do të ishte më e rëndësishme se anët pozitive të bllokimit.

Me lehtësimin e masave, u prezantuan rregulla të reja që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit, kështu që dyqanet mund të kenë vetëm një klient për 20 metra katrorë, një person për 10 metra katrorë është i vlefshëm për floktarët, por gjithashtu një test negativ,  jo më larg se 48 orë.

Një masë e ngjashme është futur në Slloveni dhe zbatohet në sallonet e bukurisë dhe sallonet e masazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat