Stuhi e fortë godet Stambollin, pemë të thyera e çati të shkatërruara në rrugët e qytetit

Evropë

Stuhi e fortë godet Stambollin, pemë të thyera e çati të shkatërruara në rrugët e qytetit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:57
Stuhi e fortë godet Stambollin

Stambolli është goditur nga një stuhi e fortë në orët e para të mëngjesit të së martës. Mediat vendase bëjnë me dije se në shumë zona të qytetit ka pasur dëmtime të mëdha, si pemë që janë thyer e shumë çati janë shkatërruar.

Mësohet se stuhia filloi me një shi të lehtë, por më pas i gjithë qyteti u përfshi nga një stuhi e fortë që nisi të shkatërronte gjithçka që dilte përpara.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se shumë njësi tregtare janë mbyllur për shkak të rrezikut nga erërat e forta.

Gjithashtu, Kompania e Autobusëve të Stambollit ka njoftuar për anulimin e disa shërbime, duke përfshirë edhe linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

Stuhia përshkoi dhe pjesë të tjera të Stambollit si Sultangazi, Gaziosmanpaşa, Bakırköy, Bağcılar, Beyoğlu, Kağıthane, Bayrampaşa dhe Esenler.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat