Austria konfirmon 1.469 raste të reja dhe 43 të vdekur nga coronavirusi

Evropë

Austria konfirmon 1.469 raste të reja dhe 43 të vdekur nga coronavirusi

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:48
Foto ilustruese

Në Austri, ditën e tretë pas zbutjes së masave, numri i të sapo infektuarve arriti në 1.469.

Kjo është, krahasuar me të njëjtën ditë javën e kaluar, vetëm rreth 50 më pak.

Një rritje e lehtë në numrin e rasteve të reja me coronavirus ka të bëjë edhe me testimin e detyrueshëm të personave që punojnë në aktivitete shërbimi, të cilët ishin të infektuar por asimptomatikë.

Aktualisht, ka 1.564 pacientë COVID në spital, nga të cilët 267 janë në kujdes intensiv.

Shumica e infektuar rishtas u regjistruan në Austrinë e Poshtme me 283, pasuar nga Shtajerska me 269, dhe Austria e Epërme me 213, pastaj Vjena me 203, Salzburg me 134, Carinthia me 124, Tirol me 98, Burgenland me 75 dhe Vorarlberg me 70.

Që nga fillimi i pandemisë në Austri, 427,562 njerëz janë testuar pozitivisht për virusin korona.

Numri i të vdekurve u rrit me 43 në një total prej 8,114. Deri më tani, 346.671 njerëz janë vaksinuar në Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat