Kush është infektuar, të marrë vetëm një dozë të vaksinës

Evropë

Kush është infektuar, të marrë vetëm një dozë të vaksinës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Ilustrim

Autoriteti shëndetësor i Francës rekomandoi që personat e infektuar më parë me Covid 19 të marrin vetëm një dozë të vaksinës në vend të dy dozave normale.

Ata që shërohen nga kjo sëmundje krijojnë një lloj imuniteti dhe mund të imunizohen tre deri në gjashtë muaj më vonë, thanë ekspertët francezë. Franca bëhet kështu vendi i parë që lëshon këtë këshillë.

Ministria e shendetesisë atje thotë se deri tani në vend janë kryer 2.8 milion vaksinime. “një dozë e vetme e vaksinës duhet të jetë e mjaftueshme për të luajtur rolin e një përforcuesi” për dikë të infektuar më parë me koronavirus, tha Haute Autorité de Santé (HAS).

Rekomandimi vjen në një kohë kur qeveritë në mbarë botën po nxitojnë të vaksinojnë popullatat e tyre me shpresën se kështu do të arrijnë ta rikthejnë jetën në normalitet.

Të paktën 3.4 milion vetë raportohet të jetë infektuar në Francë, megjithatë dyshohet se kjo shifër mund të jetë ëedhe më e lartë. Sëmundja ka shkaktuar këtu gati 81,000 njerëz kanë vdekur shifra e shtatë kjo më e lartë në botë.

Programi i imunizimit në këtë vend nisi në muajin dhjetor, por ka mbetur shumë prapa shteteve të tjera si Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mbretëria e Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat