​Sllovakia rrit kontrollet në kufi

Evropë

​Sllovakia rrit kontrollet në kufi

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Sllovakia shtrëngoi sot kontrollet në kufijtë e saj duke përmendur rrezikun e përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit në Evropë, në një kohë kur vendi po lufton kundër një niveli shumë të lartë vdekshmërie si pasojë e COVID-19, më i larti në botë.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se çdo person që kalon kufirin sllovak do të duhet të izolohet për 14 ditët që pasojë dhe disa pika kufitare më pak të frekuentuara do të mbyllen tashmë.

“Regjimi i ri në kufi parashikon të pengojë përhapjen e mutacioneve të reja të koronavirusit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Marek Krajci.

Sllovakia kishte filluar tashmë të mbyllte disa kalime në kufirin me Poloninë.

Bratislava ka bërë përjashtime në regjimin e ri për punëtorët ndërkufitarë, por do të kërkohet një test negativ PCR për më pak se 72 orë.

Sllovakia ka regjistruar 23 vdekje të lidhura me COVID-19 për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit , niveli i dytë më i lartë në botë, pas Portugalisë.

Sllovakia, vend anëtar i BE-së me 5.4 milionë banorë, ndodhet në kufi me Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat