Ulet numri i rasteve me Covid në Greqi, 13 humbje jete në 24 orë

Evropë

Ulet numri i rasteve me Covid në Greqi, 13 humbje jete në 24 orë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:53
Ilustrim

13 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6194 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e sotme kanë rezultuar pozitivë për Covid 755 persona.

Duke shënuar një ulje në krahasim me ditën e djeshme ku raportuan mbi 1 mijë raste.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 174,659 raste, ku 51.8% e tyre janë burra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat