Erdogan: Kufizimet e Covid-19 do të hiqen gradualisht

Evropë

Erdogan: Kufizimet e Covid-19 do të hiqen gradualisht

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:17
Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, bëri me dije se do të fillojë gradualisht kthimi në normalitet dhe se në disa provinca do të hiqen bllokimi i vendosur si pasojë e parandalimit të përhapjes së Covid.

Ky vendim erdhi bazuar në të dhënat e fundit epidemiologjike, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se masat për bllokime në Turqi u vendosën nga dhjetori për shkak të rritjes së masave, ndërsa qeveria ka në plan të hapë gradualisht shkollat nga 1 marsi.

Pas një takimi me kabinetin Erdogan tha se vendimi për rihapur kafenetë dhe restorantet do të merret në ditët në vijim, ndërsa u kërkoi qytetarëve t’i përmbahen masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat