Mbërrijnë në Mal të Zi 2 mijë dozat e vaksinave të dhuruara nga Serbia

Evropë

Mbërrijnë në Mal të Zi 2 mijë dozat e vaksinave të dhuruara nga Serbia

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Pas Maqedonisë së Veriut, Serbia i dhuroi vaksina edhe Malit të Zi.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, e cila konfirmoi se Serbia dërgoi 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Për procesin e vaksinimit shefja e kabinetit të Komunës se Tuzit, Drita Rukaj u shpreh në Euronews Albania se vaksinat kanë mbërritur ditën e djeshme dhe procesi pritet të nisë sa më parë.

Rukaj u shpreh më tej se në komunën e Tuzit fatmirësisht nuk ka një rrije të numrit të vdekjeve gjatë javëve të fundit.

Deri më tani Mali i Zi nuk ka filluar ende procesin e vaksinimit, megjithëse numri i rasteve të infektuara me COVID-19 vazhdon të jetë një nga nivelet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat