Pamje te reja nga shpërthimi i vullkanit Etna në Itali

Evropë

Pamje te reja nga shpërthimi i vullkanit Etna në Itali

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 08:51
Pamje te reja nga shpërthimi i vullkanit Etna në Itali

Etna ka shpërthyer sërish të martën pas një aktiviteti të fortë në kraterin juglindor duke lëshuar një re hiri që po përhapet drejt jugut. Disa pamje te reja tregonin sot madheshtine e eventit, ne sfondin e qytetit te Catania ne Siçili.

Nga ky krater ka rrjedhë llave që ka shkaktuar edhe një numër fenomenesh shqetësues si rënien e shkëmbinjve vullkanikë që kanë mbërritur deri në Katania. Kollona e tymit është e dukshme nga një distancë deri në 100 km larg.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka sinjalizuar emetimin e llavës gjatë faqes perëndimore të luginës së Bove-s. Aeroporti Ndërkombëtar i Katanias pezulloi aktivitetin për shkak të emergjencës nga hiri vullkanik. Kolona e tymit dhe hirit që del nga krateri juglindor, ngrihet për më shumë se një kilometër lartësi.

Sipas teknikëve dhe kërkuesve të observatorit të Etnas, që të hënën vullkani po mbahej nën mbikqyrje për shkak të intensifikimit të aktivitetit

Shpërthimi i të martës nuk ka cënuar shtëpi dhe njerëz. Sipas ekspertëve, ka disa dëmtime sipërfaqësore në vrimën e kraterit që teknikët po tentojnë ti vlerësojnë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat