​Gjermani: Pagat më të ulëta për shkak të koronavirusit, për herë të parë nga viti 2007

Evropë

​Gjermani: Pagat më të ulëta për shkak të koronavirusit, për herë të parë nga viti 2007

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit patjetër që ka pasoja negative për të ardhurat e qytetarëve gjermanë.

Për herë të parë që nga fillimi i studimit në vitin 2007, pagat nominale ranë vitin e kaluar, njoftoi Zyra e Statistikave Wiesbaden.

Përfshirë pagesa të jashtëzakonshme, pagat bruto ishin mesatarisht 0.6 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, çmimet e konsumit u rritën me 0.5 për qind, kështu që punonjësit mbetën me rreth një për qind më pak të ardhura reale sesa në vitin 2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat