Nuk ndalet dhuna për burgosjen e Pablo Hasel-it

Evropë

Nuk ndalet dhuna për burgosjen e Pablo Hasel-it

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 07:35
Spanjë

Nuk janë ndalur protestat kundër burgosjes me 9-muaj të reperit majtist Pablo Hasel në Barcelonë.

Për të 5-tën natë radhazi, manifestuesit u përleshën ashpër me policinë e duke u vënë flakën kazanëve të mbeturinave në rrugët e kryeqendrës së rajonit të Katalonjës. Prangat iu vunë dhjetëra protestuesve.

Me fytyrë të mbuluar me justifikimin e zbatimit të rregullave anti-COVID, grupe protestuesish sulmuan edhe dyqane të markave të shtrenjta në bulevardet kryesorë të Barcelonës.

Ata thyen xhamat e vitrinave duke rrëmbyer ç’të mundnin, skena që të kujtojnë protestat e jelekëverdhëve në Paris që nisën në Tetor 2018.  Pablo Hasel u shpall fajtor për fyerje të monarkisë dhe thirrje mbështetjeje për grupin separatist të shpërbërë ETA, i konsideruar si terrorist nga autoritetet spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat