Opozita në Bjellorusi flet për dështim

Evropë

Opozita në Bjellorusi flet për dështim

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 08:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Svetlana Tichanovskaya thotë se protestat në Bjellorusi kanë dështuar.

"Ne nuk kemi asnjë mënyrë për t'iu kundërvënë dhunës së regjimit ndaj demonstruesve. Ata kanë armët, ata kanë forcën. Kështu që për momentin duket se ne kemi humbur," tha Svetlana Tichanovskaya për gazetën zvicerane "Le Temps".

Sidoqoftë lidererja e opozitës bjelloruse nuk dëshiron të heqë dorë. Rruga drejt demokracisë po zgjat më shumë sesa ishte planifikuar. Opozita tani po ndërton strukturat "për betejat e nesërme".

Image

"Strategjia jonë është që të organizohemi më mirë dhe ta vëmë regjimin nën presion të vazhdueshëm derisa njerëzit të jenë gati përsëri, ndoshta në pranverë," tha Tichanovskaya.

Që nga zgjedhjet presidenciale në gusht 2020 në Bjellorusi kanë dalë në rrugë dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës për të protestuar kundër kreut autoritar të shtetit Alexander Lukashenko, i cili qeveris vendin që nga viti 1994. Opozita e akuzon atë për mashtrim masiv zgjedhor. Forcat e sigurisë kanë goditur vazhdimisht demonstruesit. Mijëra vetë janë arrestuar dhe thuhet se janë keqtrajtuar rëndë.

Image

Tichanovskaya,e cila garoi kundër Lukashenkos në zgjedhje, ka emigruar jashtë vendit si shumë politikanë të tjerë të njohur të opozitës. Ajo aktualisht jeton në Lituani. Në intervistën për "Le Temps" ajo tha se së shpejti do të vizitojë Zvicrën, sepse dëshiron të lobojë tek qeveria në Bernë për të ngrirë pasuritë e mundshme të Lukashenkos në Zvicër. /DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat