Muzetë e Italisë rihapen në heshtje

Evropë

Muzetë e Italisë rihapen në heshtje

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:04
Pas 88 ditë mbyllje Vatikani, Milano dhe Roma presin vizitorët e parë

Pasi u mbyllën për 88 ditë që nga Nëntori për shkak të kufizimeve të koronavirusit, muzetë e Vatikanit, përfshirë kishën Sistine, hapën dyert për publikun vendas. Muzetë mesatarisht mbledhin rreth 23,000 vizitorë në ditë por pandemia e Covid 19 dhe variantet e reja kanë pezulluar të gjitha fluturimet.

Pasi qeveria italiane liroi kufizimet e Covid-19 në pjesën më të madhe të vendit – përfshirë Lazion, Romën dhe qytetin e Vatikanit muzetë e sapohapur u ofrojnë vizitorëve vendas mundësinë të shijojnë vepra arti të pashqetësuar nga turmat e zakonshëm të turistëve ndërkombëtarë.

Vizitorët do të kenë mundësinë që të shikojnë disa nga kryeveprat në galerinë Pinacoteca di Brera në Milano e cila është rihapur pas një vit mbyllje. Muzetë po shikohen si i vetmi atraksion ku njerzit të shikojnë disa nga veprat më madhështore të periudhës së Rilindjes.

Kryevepra Darka e Fundit tërhoqi më shumë se 445,000 vizitorë në 2019. Tani, grupe të vogla të kufizuar në 12 persona mbajnë  radhë çdo 15 minuta për të parë pikturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat