Samiti i BE-së për imunizimin/ Blloku do japë para për vaksinat kundër mutacioneve

Evropë

Samiti i BE-së për imunizimin/ Blloku do japë para për vaksinat kundër mutacioneve

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:34
Samiti i BE-së për imunizimin

Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet.

Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhenj të vaksinave. BE-ja do përveç kësaj të mbështesë financiarisht përshtatjen e vaksinave ndaj mutacioneve të virusit si dhe të licencojë më shpejt se zakonisht variantet e reja të vaksinës.

“Kjo ka prioritet të lartë”, deklaroi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Ne duhet të përmirësojmë qasjen në prodhimin e vaksinës”, tha kryeministri belg Alexander de Croo. “Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u kthyer në jetën normale, ” shtoi ai.

Në shtatë vende të BE-së numri i infeksioneve po rritet pavarësisht masave të ndryshme kufizuese, theksoi presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen. Në 20 vendet e tjera anëtare shifrat e infeksioneve janë në rënie ose kanë mbetur konstante.

Kancelarja Angela Merkel në sfondin e mutacioneve të virusit me rrezik të lartë infeksioni është shprehur për një “valë të tretë”, në të cilën ndodhemi aktualisht. Krerët e qeverive dhe të shteteve të vendeve të BE-së gjatë video-konferencës miratuan të enjten propozimet e Komisionit të BE-së për një furnizim më të mirë me vaksina.

Në Marburg BE-ja mbështet ndërtimin e një fabrike të re vaksinash, e cila parashikohet të prodhojë rreth një miliardë vaksina në vit.  Komisioni në të ardhmen luftën kundër pandemisë do ta koordinojë përmes një autoriteti të ri për „emergjencën shëndetësore” të emërtuar Hera.

Vendet anëtare sërish premtuan, që të intensifikojnë kërkimin për variantet e virusit, në mënyrë që mutacionet e rrezikshme të konstatohen më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat