Policia në Barcelonë arreston dhjetëra protestues të cilët po kërkojnë lirimin e reperit Pablo Hasel

Evropë

Policia në Barcelonë arreston dhjetëra protestues të cilët po kërkojnë lirimin e reperit Pablo Hasel

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Barcelonë

Dhjetë persona janë arrestuar në Barcelonë të shtunën në sulmin ndaj Policisë për shkak të shqetësimeve të tyre për burgosjen e reperit Pablo Hasel.

Reperi Hasel, ishte arrestuar më 16 shkurt për shkak të këngëve të tij të cilat përmbajnë tema të terrorizmit dhe fyerje të mbretërisë.

Ai është dënuar për këngët e tij dhe publikimet në rrjetet sociale të cilat i referohen grupit separatist bask “ETA”, e në të cilat ish-mbretin spanjoll Juan Carlos e quan “bos të mafisë” ndërkaq gjyqësorin spanjoll e krahason me nazizmin.

Gjatë të shtunës mbrëma, policia në Barcelonë është detyruar t’i ndjekë protestuesit pasi ata kishin hedhur shishe të xhamit në drejtim të tyre, i kanë vënë zjarrin një veture policie dhe kanë thyer dyqane e banka.

Disa ditë më parë, rreth 2000 persona me maska dhe të cilët mbanin në duar pankarta me kërkesën për lirimin e reperit, kishin dalë në rrugët e Barcelonës.

Rasti i Hasel ka vënë në dyshim lirinë e shprehjes në Spanjë, duke nxitur Qeverinë që të shqyrtojë zbutjen e ligjit të lirisë së shprehjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat