​Britania do të rritë taksat e korporatave për shkak të shpenzimeve kundër COVID-19

Evropë

​Britania do të rritë taksat e korporatave për shkak të shpenzimeve kundër COVID-19

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:33
Foto

Ministri i Financave së Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, njoftoi sot rritjen e taksës së të ardhurave të korporatave në 25 për qind në prill 2023, në mënyrë që qeveria të rikuperojë financat publike pas një huazimi të madh për shkak të pandemisë COVID-19.

Ai një gjë të tillë e bëri të ditur gjatë një prezantimi mbi buxhetin në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik.

Ai ka theksuar se ndryshimi do të hyjë në fuqi një vit më vonë sesa Zyra e Përgjegjësisë së Buxhetit (OBR), një organ shtetëror që siguron parashikime të pavarura, pret që produkti i brendshëm bruto të kthehet në niveli para pandemisë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat