Mutacioni britanik shkakton riinfektim me Covid-19

Evropë

Mutacioni britanik shkakton riinfektim me Covid-19

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustruese

Mutacioni brazilian i koronavirusit mund të infektojë sërish edhe personat që e kanë kaluar një herë infektimin me koronavirus. Këtë hipotezë po vërtetohet me zgjerimin e studimeve për mutacionet e reja që ka pësuar COVID-19.

Më i fundit është ai prej 24 faqesh i publikuar në revistën shkencore Lancet, ku thuhet se analizat e plazmës së gjakut të marra nga disa persona që e kanë kaluar një herë infektimin, treguan se antitrupat e zhvilluara prej tyre kishin kapacitet neutralizues 6 herë më të ulët përballë mutacionit brazilian.

Kjo do të thotë se edhe vaksinat që po përdoren aktualisht për imunizimin e popullatës në vende të ndryshme, nuk arrijnë ta pengojnë infektimin për herë të dytë me këtë mutacion. Të tjera studime kanë treguar se edhe mutacioni që qarkullon në Afrikën e Jugut ka të njëjtën ashpërsi si varianti brazilian.

Sakaq, një studim i kufizuar ka zbuluar se anti-trupat e zhvilluara nga vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna përcillen edhe përmes qumështit të gjirit. Një studim i publikuar në revistën tjetër shkencor Medarkajv i referohet analizave të kryera tek disa gra të vaksinuara në Oregon të Shteteve të Bashkuara, në qumështin e gjirit të të cilave u konstatua nivel i lartë anti-trupash që pas injektimit të dozës së parë. Megjithatë ende nuk është përcaktuar afati i qëndrimit të tyre aktiv për t’i përcjellë tek të porsalindurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat