Terroristi grek ndërpret grevën e urisë/ Për 66 ditë Dhimitris Koufontinas kërkoi transferimin nga burgu i Koridhalos

Evropë

Terroristi grek ndërpret grevën e urisë/ Për 66 ditë Dhimitris Koufontinas kërkoi transferimin nga burgu i Koridhalos

Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:58
Dhimitris Koufontinas

Pas 66 ditësh krye ekzekutori i organizatës terroriste “17 Nëntori”, Dhimitris Koufontinas ka ndërprerë grevën e tij të urisë.

63 vjeçari kishte hyrë në grevë me kërkesë transferimin e tij në burgun e Koridhalosë pas një vendimi të qeverisë në dhjetorin e kaluar që ndalonte të dënuarit për terrorizëm të mbaheshin në një burg rural.

Duke ju referuar protestave gati të përditshme në përkrahje të kërkesës së tij, Koufodina në deklaratën e tij telefonike nga spitali i Lamias ku ndodhej në gjendje kritike për jetën duke u mbajtur me serume, ka thënë se ‘’Ajo që po ndodh jashtë është shumë më e rëndësishme se shkaku për të cilën filloi dhe ka falenderuar miqtë ,shokët si dhe njerëzit progresivë për mbështetjen e tyre.

Në lidhje me kryeministrin Mitsotakis ai ka thënë gjithashtu se “familja në pushtet ka treguar se sa e pamëshirshme është në poshtërimin e ligjeve dhe Kushtetutës, në administrimin e drejtësisë dhe për këtë gjykohen nga njerëzit që dalin në rrugë “.

Çështja Koufodina ndau në dy pjesë opinionin publik si dhe mori dimensione politike në Greqi pasi kreu i opozitës Aleksis Tsipras i beri thirrje qeverisë të mos bëhej Greqia vendi i parë europian ku do të vdiste dikush nga greva e urisë. Nga ana tjetër kryeministri Mitsotakis ka refuzuar ndryshimin e ligjit, siç është shprehur ai, për një vrasës terrorist.

Koufodina është akuzuar për 200 vepra penale në 84 akte, përfshirë vrasjet, të cilat kreu si anëtar i organizatës terroriste 17 Nëntori që nga fillimi i vitit 1983 dhe është dënuar me 11 herë burgim te përjetshëm dhe 25 vjet burg për pjesëmarrje në 11 vrasje, shpërthime, grabitje dhe pjesëmarrje në grupin terrorist.

Midis viktimave të vrarë prej tij nga 1985 deri në 1992 ishte dhe Pavlos Bakojani,bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Dora Bakojanis, njëkohësisht motra e kryeministrit të sotëm Mitsotakis.

Vendimi i Koufodinës vlerësohet se mund të zbusë valën e zemërimit që ka përfshirë gjithë vendin, pas dhunës policore në një lagje të Athinës të dielën e kaluar, që u pasua nga incidente të dhunshme ndaj forcave policore dy dite më pas, ndërsa në gjithë vendin vazhdojnë tubime proteste kundër rasteve kur policia greke ushtron dhunë në kundërshtim me ligjet e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat