“I dëshiroi shëndet” - Putini u përgjigjigjet kritikave të Bidenit që e cilësoi si “vrasës”

Evropë

“I dëshiroi shëndet” - Putini u përgjigjigjet kritikave të Bidenit që e cilësoi si “vrasës”

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:58
Joe Biden, Vladimir Putin

Sulmi i ashpër verbal nga Presidenti i ri i SHBA Joe Biden kundër Rusisë pasohet nga përgjigja e shefit të Kremlinit Vladimir Putin. Ai i uroi homologut të tij "shëndet të mirë". Zëdhënësi i tij Dmitri Peskov gjeti fjalë më të qarta.

 Presidenti rus Vladimir Putin i uroi kolegut të tij amerikan Joe Biden "shëndet" pas akuzave të tij serioze. “Sa i përket asaj që ka thënë kolegu im amerikan, ne jemi vërtet, siç tha ai, personalisht të njohtuar: çfarë do t'i përgjigjesha? Unë do t’i thosha: qëndro me shëndet! Unë i uroj shëndet, ”tha Putini të enjten. Në një intervistë me transmetuesin televiziv amerikan ABC, Biden më parë ishte përgjigjur po në pyetjen nëse ai e konsideronte Putinin si një "vrasës".

Urimet e tij për Biden janë "pa ironi dhe pa shaka", theksoi Putini gjatë një lidhje video me qytetarë në gadishullin e aneksuar të Detit të Zi të Krimesë, e cila feston përvjetorin e shtatë të "bashkimit" me Rusinë. Ai gjithashtu bëri një krahasim të vogël: "Ne gjithmonë i shohim karakteristikat tona tek njerëzit e tjerë dhe mendojmë se ata janë si ne vetë." Shefi i Kremlinit gjithashtu tha në takimin në internet se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA  - por sipas tij, duke mbrojtur interesat e veta.

Kremlini i quan deklaratat e Bidenit "shumë të dëmshme"

Kremlini më parë kishte kritikuar ashpër deklaratat e Biden për Putinin. "Thjesht po them se këto janë deklarata shumë të dëmshme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë Interfax të Enjten.

Rusia më parë kishte rekomanduar në konsultime ambasadorin e saj në Uashington, Anatoly Antonov, të kthehej në Moskë në shenjë proteste - për të analizuar të ardhmen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, siç tha Ministria e Jashtme Ruse.

"Sigurisht që nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në histori," vazhdoi zëdhënësi i Kremlinit Peskov. Marrëdhëniet ruso-amerikane janë "shumë në gjendje kririke" dhe Biden tani ka treguar se ai nuk është i interesuar në përmirësimin e marrëdhënieve.

Politikani i shquar i Moskës Konstantin Kosachev i përshkroi deklaratat e Biden si plotësisht të papranueshme. Nënkryetari i Këshillit të Federatës Ruse insistoi që Biden të kërkoi falje dhe kërcënoi me veprim të mëtejshëm nëse kjo nuk do të materializohej. Tërheqja paraprake e ambasadorit rus nga Uashingtoni është tashmë një hap shumë serioz diplomatik.

Ministria e Jashtme ruse kishte njoftuar më parë se bisedimet me ambasadorin Antonov duhet të merren me pyetjen, se si mund të parandalohet një "përkeqësim i pakthyeshëm" në marrëdhëniet me SHBA. Zëvendës Ministri i Jashtëm Sergei Riabkov i tha agjencisë së lajmeve RIA Novosti se, përgjegjësia për përkeqësimin e marrëdhënieve "qëndron plotësisht në Shtetet e Bashkuara".

Departamenti i Shtetit i SHBA tha se po vëzhgon tërheqjen e ambasadorit rus. Një zëdhënëse shtoi se ambasadori amerikan në Moskë do të qëndrojë në postin e tij, pavarësisht krizës në mënyrë që të ruajë "kanale të hapura komunikimi" dhe "të zvogëlojë rrezikun mbi gjykimet e gabuara midis vendeve tona".

Jen Psaki, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, tha gjithashtu të Mërkurën, kur u pyet nga gazetarët, nëse Biden mendonte se presidenti rus ishte fjalë për fjalë apo figurativisht një vrasës, presidenti i SHBA po mbante "shqetësimet" e tij për gjërat që ai i konsideron "të dëmshme ose problematike ” tha ai dhe nuk i tërheq mbrapa.

Biden u pyet në intervistën me transmetuesinABC News nëse ai ishte i mendimit se Putini "është një vrasës". Presidenti amerikan u përgjigj: "Po." Biden nuk dha asnjë detaj dhe nuk e bëri të qartë nëse ai po i referohej përpjekjes për helmim të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Biden gjithashtu tha në intervistë se kreu i shtetit rus do të "paguajë" për përpjekjen për të minuar kandidaturën e tij presidenciale në vitin 2020.

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane

Sipas shërbimeve të inteligjencës amerikane, Rusia insistonte për presidentin e atëhershëm Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit dhe u përpoq të dëmtonte Biden. Kremlini e refuzoi këtë si "plotësisht të parëndësishme dhe të pabazuar". Kundërshtitë ndaj Bidenit në Moskë konsiderohen të mëdha - veçanërisht për shkak të kritikave të tij ndaj situatës së të drejtave të njeriut në Rusi dhe kërcënimit të sanksioneve më të ashpra amerikane. Biden kishte njoftuar masa të reja ndëshkuese kundër Rusisë.

Nga ana tjetër, Kremlini pendohet për publikimin e raportit, i cili duhej të përdorej si një "justifikim" për sanksione të mundshme të mëtejshme kundër Moskës.

Që nga marrja e detyrës në janar, Biden ka marrë një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Moskës sesa Trump, i cili akuzohet se ishte tepër afër shefit të Kremlinit.

Biden tha se ai foli me Putinin pak pasi ai mori detyrën në janar. “Në fillim të bisedës i thashë atij: 'Unë të njoh dhe ti më njeh. Nëse arrij në përfundimin se vërtetë kjo ashtu ka ndodhur, përgatituni të jepni llogari“. Biden nuk dha hollësi nëse ai nënkuptonte ndërhyrjen elektorale apo praktika të tjera ruse siç ishte çështja e Navalny. Sidoqoftë, Presidenti i SHBA konfirmoi se ai dëshironte të "punonte" me Moskën "nëse është në interesin tonë të përbashkët"./Burimi: Die Welt, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat