Pas pezullimit 1-javor, Spanja nis fushatën e vaksinimit me AstraZeneca

Evropë

Pas pezullimit 1-javor, Spanja nis fushatën e vaksinimit me AstraZeneca

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:20
Ilustrim

Spanja ka rifilluar  fushatën e vaksinimit me AstraZeneca pas një pezullimi prej një jave pas raporteve se disa pacientë kishin pësuar mpiksje gjaku.

Pezullimi nuk duket se ka zbehur entuziazmin e njerëzve për tu vaksinuar, sipas Reuters.

“Ne duhet të lëmë pas paragjykimet dhe mitet urbane dhe të vazhdojmë përpara, “tha nëpunësi civil Jose Manuel Plaza pas vaksinimit në provincën jugore të Huelva.

Njerëzit u rreshtuan jashtë stadiumit  Wanda të Atletico Madrid, i cili është shndërruar në një qendër vaksinimi masive.

“Jam e lumtur që kam mundësinë të vaksinohem. Unë mendoj se duhet të jeni pozitivë dhe se nuk ka asgjë më të keqe se Covid, ” tha 30-vjeçarja, Cristina Gonzalez, një punonjëse shëndetësie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat