Çekia për një vit pandemi ka ndërruar katër ministra të shëndetësisë

Evropë

Çekia për një vit pandemi ka ndërruar katër ministra të shëndetësisë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:05
Foto

Ministri i tretë i Shëndetësisë në Çeki është pushuar nga puna që nga fillimi pandemisë COVID-19 vitin e kaluar.

Jan Blanty, i cili kishte mbajtur detyrën e ministrit që nga tetori i vitit të kaluar është shkarkuar sot nga kryeministri, Andej Babis, shkruan Euronews.

Petr Arenberger, drejtori i Spitalit Universitar të Pragës “Vinohrady”, u betua nga Presidenti, Milos Zeman, si ministri i katërt i shëndetësisë.

Babis kishte kritikuar vazhdimisht Blatny mbi trajtimin e tij të pandemisë, duke përfshirë vendosjen e kushteve të rrepta për përdorimin e barnave eksperimentale për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Ish-ministri i shëndetësisë u emërua për të zëvendësuar epidemiologun, Roman Prymula, i cili u shkarkua pasi u fotografua duke vizituar një restorant që duhej të ishte mbyllur nën masat kufizuese të vendit.

Republika Çeke mbetet një nga vendet më të goditura evropiane nga pandemia COVID-19, megjithëse rastet e reja ditore janë në numrin më të ulët që nga 14 dhjetori.

Nga e hëna, qeveria çeke ka në plan të rihapë shkollat fillore dhe të lejojë udhëtimet nëpër vend që ishin të ndaluara që nga 1 marsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat