Italia nxjerr në treg testet e vetë-diagnostikimit për Covid-19 në fillim të majit

Evropë

Italia nxjerr në treg testet e vetë-diagnostikimit për Covid-19 në fillim të majit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Teste të shpejtë për vetë-diagnostikimin e koronavirusit do të dalin në treg në Itali, duke nisur nga java e parë e majit. Ashtu si në rastin e maskave, këto teste mund të gjendet edhe jashtë farmacive në Itali.

Çdo kit për testim, do të kushtojë rreth 6 ose 8 euro dhe mund të gjenden në supermarkete, dhe aktivitete tregtare që vendosin ta shpërndajnë.

Mundësia e kryerjes së një testi të shpejtë të antigenit, në shtëpi pa shkuar fare në farmaci apo qendra shëndetësore,  fushata e vaksinimit dhe respektimi i masave anti-covid, siç raportojnë mediat, shpresohet që ta kthejnë vendin drejt normalitetit.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi numëron 3,87 milionë të infektuar dhe 100,733 viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat