E pranoi se vrau fqinjën e saj dhe vendosi pjesët e trupit në valixhe

Evropë

E pranoi se vrau fqinjën e saj dhe vendosi pjesët e trupit në valixhe

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:26
Gareeca Conita Gordon

Gareeca Conita Gordon ka pranuar vrasjen e Phoenix Netts, 28-vjeçe, eshtrat e së cilës u gjetën vitin e kaluar në dy valixhe në një pyll në Gloucestershire, Angli.

Gordon, 28-vjeçe, u deklarua fajtore për vrasjen e Netts midis 14 prillit dhe 12 majit të vitit 2020. Policia tha se dy gratë jetonin në dhoma ngjitur në një hotel për gratë në Birmingham.

Ajo u deklarua fajtore përmes lidhjes me video nga Burgu i Grave Eastwood Park në Gloucestershire, shkruan The Guardian.

Motivi ose rrethanat e vrasjes nuk u deklaruan në seancë, dhe Gordon vetëm konfirmoi identitetin e saj dhe u deklarua fajtore para gjykatës përmes video-lidhjes. Vendimi i saj do të merret më 4 maj.

Policia gjeti mbetjet e Phoenix Netts në një pyll pranë gurores më 12 maj të vitit të kaluar. Fillimisht, një burrë nga Wolverhampton, Mahesh Sorathiya (38), u akuzua si bashkëpunëtor, por akuza kundër tij u hoq më vonë.

Policia gjeti trupin pasi mori një raport për një vozitje të dyshimtë të një makine. Ajo së shpejti e gjeti automjetin dhe më vonë gjeti valixhe me mbetje njerëzore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat