COVID godet fort Greqinë, 75 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja pozitive

Evropë

COVID godet fort Greqinë, 75 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja pozitive

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:23
Greqi

Greqia ka regjistruar sot  2,759, raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin.

Njoftohet nga autoritetet shëndetësore se numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 326,395, nga të cilët 51.3% meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,872 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Gjithashtu është bërë me dije se 75 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 9,788 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat