Not “në ajër”, pishina më luksoze në Londër është gati

Evropë

Not “në ajër”, pishina më luksoze në Londër është gati

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Për disa mund të jetë makth të lahen në një kuti xhami të varur në 35 metra lartësi, por për disa të tjerë, është simbol i statusit shoqëror.

Pishina më e re dhe më luksoze në Londër është gati. E gjatë 25 metra, pishina transparente lidh dy prej rrokaqiejve më të rinj në Londër, të vendosur në lagjen “Nine Elms”.

Atë mund ta përdorin vetëm banorët e dy kullave rezidenciale.

E vendosur pranë ambasadës amerikane në Londër, pishina është pa dyshim diamanti i një kompleksi që përveç apartamenteve do të përmbajë edhe bare, restorante dhe dyqane.

Pishina është ndërtuar në Colorado të SHBA-së dhe është transportuar për më shumë se 8.000 kilometra për të mbërritur në “shtëpinë” e re.

Ajo është 3 metra e thellë dhe mban rreth 375 mijë litra ujë, ndërsa peshon rreth 50 tonë.

Data zyrtare e hapjes është 19 maji, por disa modele kanë provuar ndjesinë e të notuarit në një pishinë të tillë, duke realizuar foto promocionale.

Në total, aty janë ndërtuar 2000 apartamente, me çmime që fillojnë nga mbi 1 milion euro për një apartament me dy dhoma dhe një kuzhinë. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat