Universitetet britanike akuzohen për racizëm

Evropë

Universitetet britanike akuzohen për racizëm

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:20
Ilustrim

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar janë institucionalisht raciste dhe duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur studentët me ngjyrë.

Prof David Richardson, kryetar i grupit këshillues të Universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar për goditjen e ngacmimeve racore në kampe është shprehur se kishte prova se në universitete pranohen gjithnjë e më pak studentë me prejardhje etnike të zezë dhe pakicë.

The Guardian shkruan se studentët ankohen për incidente të tilla duke i cilësuar universitetet britanike të dështuara në punën e tyre.

Ata ishin të zhgënjyer që shpesh nuk u lejohej të dinin rezultatin e ankesave të tyre për shkak të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave dhe thanë se përvojat e tyre kishin një ndikim në mirëqenien e tyre psikologjike dhe performancën arsimore.

Një vit më parë një student 19-vjeçar i vitit të parë, tha se ai ishte akuzuar për trafik droge dhe oficerët e sigurisë së Universitetit të Mançesterit, e mbajtën atë pranë një muri dhe kërkuan të shihnin identifikimin e tij. Incidenti shkaktoi zemërim.

Ndërkaq universitetet britanike në tërësi kanë raportuar për të forcuar qasjen ndaj barazisë, diversitetit dhe përfshirjes në bashkëpunim me studentët dhe stafin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat