Kuzhina sociale në Athinë, ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë, dhurata edhe për Pashkë

Evropë

Kuzhina sociale në Athinë, ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë, dhurata edhe për Pashkë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:26
Athinë

Për festën e Pashkës besimtarët ortodoksë mblidhen së bashku për drekë me familjet e tyre, ndonëse për shkak të pandemisë kjo sërish nuk do të jetë e mundur. Por për shumë njerëz të kesh një vakt kryesor është një sfidë e vështirë.

Giorgos Gaitanis është një prej tyre, 58-vjeçar me profesion kuzhinier prej tetorit të shkuar ka mbetur o papunë dhe jeton tashmë në rrugë.

“Unë jetoj në parqe në sheshe, jam i pastrehë. Fatmirësisht është ky grup dhe ne marrim ushqim çdo ditë. Kush do të na ndihmojë ne? Kjo përpjekje është jetike për ne. Unë kam probleme me shëndetin. Kam problem me zemrën dhe jam diabetik.  Kush do të më japë për të ngrënë? Kush do të më ndihmoJë?”, u shpreh ai.

Ky aksion nisi në 2011 kur zoti Konstantinos vendosi të ndihmojë në Athinë të gjithë ata që nuk kanë mundësi.

Ai krijoi një kuzhinë sociale të quajtur “Njeriu tjetër’  dhe nisi të gatuajë për 60-70 persona në ditë  por tanimë ai ushqen rreth 2 mijë apo tre mijë qytetarë. Grupi pranon ushqime nga individë, biznese apo organizata jofitimprurëse.

“Dashuri, kjo ndodh këtu. Njerëz nga kombësi dhe histori të ndryshme ndihmojnë njëri-tjetrin dhe japin ushqime për ata që kanë nevojë. Ne gjithashtu sigurojmë pelena dhe qumësht për fëmijët. Ne jemi një shoqëri e hapur plot dashuri, solidaritet dhe respekt për këdo që është ndryshe nga të tjerët”, u shpreh Konstantinos Polychronopoulos.

Krahas ushqimit, gjatë Javës së Shenjtë vullnetarët shpërndajnë vezët e Pashkës prej çokollate, qirinj dhe lepurushë.

Mes vullnetarëve është edhe Grigoria Mauroidaki.

Një herë në javë, mësuesja e anglishtes i bashkohet ekipit së bashku me djalin e saj 12-vjeçar.

“Unë e solla djalin tim për të parë se ekziston edhe ana tjetër e jetës. Unë dua që ai të kuptojë se ata që janë në një pozitë të privilegjuar duhet të ndihmojnë ata që kanë nevojë për ndihmë. Në vend që ta kaloja kohën me traditat  e Pashkëve, mendova të vij këtu dhe të shoh kushtet e jetesës së shumë njerëzve. Të gjithë mund dhe duhet të ndihmojnë »» shprehet mësuesja”, tha Grigoria Mauroidaki.

Pas shumë vitesh krize ekonomike dhe më pas edhe pandemia, shumë grekë e kanë mësuar mirë se çfarë do të thotë kur të mungojnë gjerat bazat. Akte të solidaritetit si kjo, vërtetojnë se sa e rëndësishme është të kesh një rrjet sigurie për ata që janë në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat