Protesta e fermerëve, kërkojnë më shumë siguri e mbrojtje përpara planeve ekologjike të BE-së

Evropë

Protesta e fermerëve, kërkojnë më shumë siguri e mbrojtje përpara planeve ekologjike të BE-së

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:01
Pamje nga protesta

Rreth 1500 fermerë protesuan një ditë më parë përpara Parlamentit Evropian në Strasburg.

Negociatat në Bruksel rinisën të premten mbi propozimet e fundit për Politikën e Përbashkët të Bujqësisë.

Këto negociata do të rishohin ndihmën evropiane, e cila do të përdoret për qëllime më agro-ekologjike.

Por, fermerët duan më shumë mbrojtje për jetesën e tyre pasi shumica shprehen se “shndërrimi në më shumë ekologjikë do t’u kushtoje me shtrenjte”.

“Politika e Përbashkët Bujqësore duhet të ndihmojë që fermerët të vijojnë veprimtarinë në terren. Ne duam të mirëmbahemi, kanë mbetur vetëm 500,000 fermerë, por reforma e ardhshme e propozuar për ne do të zvogëlojë numrin e fermerëve, do ta shkurtojë atë në gjysmë”, u shpreh Laurent Champenois, Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Fermerëve francezë.

Gjatë protestës, fermerët francezë bllokuan autostradën që të çonte në Strasburg.

Projekti për Politikën e Përbashkët të Bujqësisë i BE u nis në 1962 dhe është modifikuar gjatë viteve.

Ndryshimet e fundit do të hyjnë në fuqi në 2023.

Sipas Komisionit Evropian  brenda unionit ka rreth 10 milion ferma dhe 22 milionë njerëz punojnë në këtë sektor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat