Shpresë për normalitet, në Itali rihapen baret dhe restorantet, por vetëm në ambientet e jashtme

Evropë

Shpresë për normalitet, në Itali rihapen baret dhe restorantet, por vetëm në ambientet e jashtme

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:30
Itali

Nga e hëna Italia filloi lehtësimin e masave izoluese. Në më shumë se gjysmën e 20 rajoneve të Italisë të klasifikuara si “zona të verdha” me rrezik më të ulët, restorantet dhe baret janë lejuar t’u shërbejnë klientëve si në drekë ashtu edhe në darkë, por vetëm në ambientet jashtë.

Bizneset duhet të mbyllen në orën 22 në mbrëmje. Megjithatë për Leonardon menaxher restoranti edhe kjo rihapje e kufizuar është sukses.

“Nëse nuk do të kishte qenë për të gjithë klientët që kanë ardhur këtu për vite me radhë dhe që na njohin që prej një kohe shumë të gjatë, ne nuk do i kishim dalë. … deri tani do të ishim në pritje të ardhjes së turistëve … dhe tani themi paçim fat”, shprehet Leonardo.

Edhe klientët janë të lumtur të rikthehen e madje presin edhe radhës. Megjithatë ata kanë ende shqetësime e  pasiguri.

“Kemi frikë se restorantet mund të mbyllen përsëri, për këtë shqetësohemi. Nuk ka të bëjë vetëm me ne klientët. Është shumë stresuese edhe për pronarët e bizneseve të cilët më pas fillojnë të stresohen”, shprehet Stefano.

Por, disa menaxher baresh mendojnë se shumë biznese nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë.

“Unë mbështeta kolegët e mi e mora pjesë në protestat e tyre të fundit. Edhe pse kam një ambient  në natyrë, mendimet e mia shkojnë tek ata që nuk kanë qenë në gjendje të rihapin bizneset e tyre ose që nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një zonë në natyrë sepse është shumë e shtrenjtë”, thekson Melisa, menaxhere e një bari.

Pavarësisht nëse është për një pushim dreke apo thjesht një justifikim për të dalë, italianët nuk duan të humbin rastin. Duke pasur parasysh mungesën e turistëve – bizneset në qendrën historike të kryeqytetit po luftojnë më shumë. Disa prej tyre janë ende të mbyllura.

Vetëm 30 bileta nga 150 në total u shitën për shfaqjen e parë të kësaj kinemaje. Pjesëmarrja e ulët është parë gjerësisht si një përgjigje ndaj faktit se shumë njerëz nuk janë vaksinuar ende plotësisht. Ata që erdhën u shprehën të gëzuar për rikthimin.

“Ndihem shumë e emocionuar, më vjen për të qarë. Ka qenë shumë e vështirë për mua dhe të gjithë ata njerëz që ishim mësuar të shkonim në kinema çdo javë.  Është si dita e parë e shkollës, por pa ankth. Jemi me të vërtetë të lumtur”, na tregon Elena.

Pronari i kësaj kinemaje historike na tregon se , ka të bëjë gjithashtu edhe  me nevojën për të kapërcyer hendekun kulturor që ka krijuar pandemia.

“Kinematë, teatrot dhe sallat e muzikës  të gjithë kontribuojnë për këtë dhe nuk mund të lihen pas. Është ë thelbësore të vazhdojmë të flasim për të dhe të punojmë shumë”, shprehet ai .

Efektet e fushatës së vaksinimit nuk janë ende të të dukshme. Ndërsa u njoftua për rihapjen, ministria e Shëndetësisë e Italisë këmbënguli se po ndërmerrte “një rrezik të llogaritur”. Këtë herë italianët shpresojnë se më e keqja ka kaluar dhe nuk ka kthim pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat