Britania së shpejti lanson ‘listën e gjelbër’ për udhëtime

Evropë

Britania së shpejti lanson ‘listën e gjelbër’ për udhëtime

Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Britania e Madhe ka vendosur që të lansojë listën e gjelbër për vendet që njerëzit mund të lëvizin gjatë pushimeve shkurt dhe do të kenë procedurat e drejta në vend për të siguruar që udhëtimi të ndodhë sigurt, tha ministrja e tregtisë së këtij vendi, Lizz Truss.

Shpresat që britanikët të udhëtojnë në Evropë u rritën të hënën pasi që Bashkimi Evropian rekomandoi lehtësim të kufizimeve për personat e vaksinuar plotësisht dhe vendet me gjendje stabile të pandemisë.

Qeveria britanike tregoi se në mes të prillit do të njoftonte se cilat vende të Anglisë do të hapen për udhëtime pa karantinë në fillim të majit, raporton Reuters.

Sipas disa burimeve të Sky Neës kjo listë mund të publikohet ditën e premte.

Ministrja Truss i inkurajoi të gjithë personat të cilët janë momentalisht në kërkim të rezervimeve për festa të presin deri në njoftimin e tyre për listën e gjelbër të lëvizjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat