Gjermania ka ndryshuar masat për hyrjen në këtë shtet

Evropë

Gjermania ka ndryshuar masat për hyrjen në këtë shtet

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Qeveria gjermane ka ndryshuar rregullat për të hyrë në vend, të vaksinuar ose ata që i kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të duhet të testohen ose karantinohen, përveç nëse vijnë nga zona me rrezik të lartë.

Sipas vendimit të qeverisë, njerëzit e pavaksinuar do të jenë në gjendje të largohen nga karantina nëse testi tregon se ata janë negativë për coronavirusin, raporton reuters.

Rregulla të reja po futen për të lehtësuar udhëtimet gjatë verës, veçanërisht për familjet ku prindërit janë vaksinuar dhe fëmijët jo.

Rregullat zbatohen vetëm për ata që kanë marrë vaksina të miratuara në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Gjermania deri më tani ka regjistruar 3.56 milionë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 85385 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat